Site icon Telegrafi

Ndalohen dy edukatoret që dyshohet se rrahën 3-vjeçarin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shqiptar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj dy edukatoreve të çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, që dyshohet se rrahën një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas njoftimit, të dyshuarat janë N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare.

Të njëjtat dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Lexo po ashtu Trevjeçari rrihet brutalisht nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë (Video)

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version