Site icon Telegrafi

Ndalohen 36 drejtues mjeti për tentativë korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë Rrugore në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla tha sot se janë ndaluar në flagrancë 36 drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Balla tha se “të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet”.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Ju lutem qytetarëve dhe medieve të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën”, theksoi Balla.

Ministri Balla u shpreh se “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”.

Exit mobile version