Site icon Telegrafi

Ndalim i Trajkoviqit, Kurti: Shkelje e të drejtave të njeriut, hakmarrje ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka folur sot rreth rastit të Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, e cila po vazhdon të mbahet në ndalim nga autoritetet serbe.

Kurti sot rastin e Trajkoviqit e përmendi edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq po ashtu në një postim në Twitter shkruan se ndalimi i saj në kufi nga regjimi autokratik serb është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq për herë të dytë brenda kësaj jave, e që është edhe diabetike është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin”, shkruan në Twitter, e ku ka etiketuar edhe shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/

Exit mobile version