Pas një ndërprerje të rrymës që ndodhi rreth orës 22:47 të së shtunës, disa lagje të New Yorkut kanë filluar të furnizohen me energji elektrike.
Sipas kompanisë që merret me shpërndarjen e energjisë elektrike Con Edison, mbi 70 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji si pasojë e një defekti që ende nuk dihet dhe si pasojë e kësaj ndërprerje një pjesë e Manhattanit është zhytur në terr.
Kjo është ndërprerja më e madhe që prej 1970-së, kur qyteti kishte një ndërprerje totale të rrymës.
Ndërprerja e rrymës ka shkaktuar bllokim në metron e qytetit, bllokimin e ashensorëve, ka nxjerrë jashtë funksionit ashensorët dhe ka fikur reklamat në Times Square.
Shërbimet emergjente kanë pranuar shumë thirrje sidomos për shkak të bllokimeve në ashensorë. /Telegrafi/