Golden State Warriors u shokuan në udhëtim te Los Angeles Lakers, por mbrëmja tmerruese në humbjen prej 20 pikë disavantazh ishte historike edhe për arsye tjetër.
Basketbollisti shumë i komentuar dhe MVP i dy sezoneve të kaluara, shumë i kontestuar për këtë çmim nëse e meritoi, Stephen Curry, e ka parë të ndërpritet rekordin e tij për gjuajtje nga tri pikë.
Pas plot 157 ndeshjesh, Curry dështon të realizojë NJË treshe të vetme në një takim.
Kjo ndodhi pikërisht ndaj Lakers, ku Curry tentoi plot 10 herë dhe nuk arriti të realizonte asnjëherë.
Nga vija për tri pikë më i mirë nuk ishte as Klay Thompson, ku të dy bashkë shënuan vetëm 5 treshe nga 32 tentime, shkruan Telegrafi.
Stephen Curry është duke vuajtur me formën këtë sezon pas transferimit të Kevin Durant te Golden State, të cilët regjistruan humbjen e dytë në pesë ndeshje, teksa gjithë sezonin e kaluar për 82 ndeshje patën vetëm 9 humbje. /Telegrafi/