Dy hajna që vodhën një veturë dhe u filmuan nga kamerat e sigurisë duke kryer këtë akt të shëmtuar në një pompë të derivate, janë arrestuar nga policia britanike.
Policia i quajti “spektakolar” për faktin se për pak sekonda arritën ta vjedhin veturën në Birmingham të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Në video shihet William Lewis, 37-vjeç, duke u futur në ulësen e shoferit të mjetit që po mbushej me derivat. E pasi që pronari e kupton se mjeti i tij po vidhet, ata largohen me shpejtësi.
Por, ata nuk shkuan shumë larg dhe u ballafaquan me një patrullë të policisë, që ishte informuar se po ndodh një vjedhje – kështu iu vunë pas duke e ndjekur nëpër qytet.
Megjithatë në një moment ata u dorëzuan duke u ndalur dhe ngritur duart lart. Menjëherë u dërguan në burg dhe ditëve në vazhdim pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/