Site icon Telegrafi

Ndalesat në derë nuk kryen funksionin e duhur, dyvjeçarja i kaloi me shumë lehtësi (Video)

Wesley Quilty nga Britania e Madhe, nuk mund t’i besonte syve, kur e bija tij kaloi jo një, por dy ndalesa që ishin vënë në derë.

Pasi u ngjit në njërën, ai nisi të filmonte pasi nuk priste që dyvjeçarja të arrinte të kalonte, transmeton Telegrafi.

“Ishte si alpiniste profesioniste, nuk mund të besoja. Më dukej si majmun i vogël”, ka shkruar Quilty në përshkrimin e videos.

Në anë tjetër, shikuesit e kanë kritikuar atë që e lejoi të bojën të ngjitej, nga frika se mund të rrëzohej në çdo moment. /Telegrafi/

Exit mobile version