Lëvizja neonaziste “Veprimi Kombëtar” është e para që do të ndalohet në Britani në bazë të Ligjit kundër terrorizmit.
Ministrja e Punëve të Brendshme Amber Rudd ka thënë se ajo lëvizje është “raciste, anti-semite dhe organizatë homofobe”, transmeton BBC.
Vendimi për ndalimin e kësaj Lëvizje do të konfirmohet të premten në Parlament.
Sipas Ligjit në Britani, ministri i Punëve të Brendshme të Britanisë mund të ndalojë një organizatë nëse konfirmohet se “ngrit shqetësime në lidhje me terrorizmin”.