Një marshim- protestë do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:30, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Vrasja tronditëse e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur reagime të shumta.
30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj. Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.
Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla./kp/