Mesfushori i Man Cityt dhe Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij.
Rodrigo Hernandez Cascante fitoi në Euro 2024 me Spanjën, ndërsa me Man Cityn fitoi titullin e Kampionit, Superkupën e Evropës për klube, Kampionatin e Botës për klube.
Gjatë fjalimit të tij ai ka përmendur një lojtarë të Real Madridit, Dani Carvajalin, duke thënë se edhe ai e meritonte këtë trofe individual.
“Thirrja e parë që mora kur u largova ishte nga Dani Carvajal, ai është një lojtar me të cilin jam shumë afër, aq më tepër tani me dëmtimin. Ai është një lojtar që ndan të njëjtat vlera me mua”.
“Ai ka dashurinë për një klub të përjetshëm si Real Madridi, ne kemi ndarë shumë gjëra së bashku së fundmi dhe ai më përgëzoi”, deklaroi Rodri.
Rodri u pyet edhe për mungesën e Real Madridit në mbrëmjen gala të ‘Topit të Artë’, duke thënë se e respekton vendimin e tyre. /Telegrafi/