Prokuroria në Paris nisi një hetim paraprak me dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në zgjedhjet e vitit 2022.
Prokuroria e Parisit konfirmoi për AP se më 2 korrik nisi një hetim gjyqësor me akuzën e pranimit të një kredie financiare, përvetësimit, mashtrimit dhe falsifikimit, pa dhënë një shpjegim të detajuar.
Le Pen nuk i komentoi akuzat, raporton mediumi euronews.
Një hetim paraprak u hap në bazë të raportit të vitit 2023 të Komisionit Kombëtar për Financimin Politik, organi përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve.
Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të kalojnë një kufi të caktuar shpenzimesh.
Mediat franceze raportojnë se 55-vjeçarja nuk është kandidati i vetëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 i veçuar nga organi. /Telegrafi/