Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson kanë fituar Çmimin Nobel në Ekonomi “për studimet se si janë formuar institucionet dhe ndikimin e tyre në prosperitet”.
Bëhet e ditur se treshes i është ndarë Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike.
“Tre ekonomistët kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”, tha komiteti Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
“Shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshim për mirë. Hulumtimi i laureatëve na ndihmon të kuptojmë pse”, shtoi ai.
Ekonomistët shikojnë veçanërisht institucionet e krijuara nga fuqitë koloniale evropiane.
Në zonat ku sistemet ishin përfshirëse, ata argumentojnë se kjo solli prosperitet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, ata sugjerojnë se institucionet që nxjerrin burime për përfitimin e kolonizatorëve kanë rezultuar në rritje të ulët ekonomike.
The introduction of more inclusive institutions, less extraction and the rule of law would create long-term benefits. So why don’t the elite simply replace the existing economic system?
The laureates’ model for explaining the circumstances under which political institutions are… pic.twitter.com/oPCbMndkQM
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 14, 2024
Siç raportohet, Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe Robinson kryen kërkimet e tij në Universitetin e Chicagos.
Njoftimi u bë në Stokholm dhe mbyll sezonin e çmimeve të këtij viti.
Ndryshe, javën e kaluar, Çmimet Nobel u ofruan për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.
Fituesit e mëparshëm të Çmimit Nobel në Ekonomi përfshijnë Claudia Goldin, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig.
Ekonomistit amerikan Milton Friedman iu dha çmimi në vitin 1976 për punën e tij mbi monetarizmin.
Kjo teori supozon se kontrolli i ofertës totale të parasë në një ekonomi është mënyra kryesore për të siguruar rritje të qëndrueshme.
Ndryshe nga pesë çmimet e tjera, çmimi për ekonomi nuk u përshkrua nga Alfred Nobel në testamentin e tij të vitit 1895.
Në vend të kësaj, çmimi u vendos në vitin 1969 nga banka qendrore e Suedisë, në kujtim të shpikësit suedez.
Fituesit e parë ishin Ragnar Frisch dhe Jan Tinbergen në vitin 1969. /Telegrafi/