Lidhja dyvjeçare e Dua Lipës me Anwar Hadid thuhet se ka përfunduar.
Sipas raportimeve, këngëtarja e hitit “Electricity”, 26 vjeçe, dhe modeli 22-vjeçar nuk mundën ta shpëtonin romancën e tyre, pavarësisht se bënë një pushim dhe u përfshinë në bisedime për krizën, shkruan DailyMail.
Burime të shumta kanë pohuar se çifti, i cili u lidh për herë të parë në vitin 2019, kanë përfunduar lidhjen e tyre zyrtarisht, me një burim të brendshëm që e ka konfirmuar atë në faqen e thashethemeve të famshme Deux Moi.
DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Duas dhe Anwarit për komente, por nuk kanë marrë përgjigje.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se marrëdhënia e tyre ishte në krizë.
Sensacioni i muzikës pop dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, 22 vjeç, nuk janë parë së bashku për gati tetë javë për shkak të orarit të tyre të ngjeshur të punës, pohon The Sun.
Një burim i tha tabloidit britanik: “Çifti hodhi idenë për të frenuar romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh po rezulton e vështirë”.
“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në drejt shkatërrimit”, pohoi burimi.
Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.
Këngëtarja e hitit “Levitating” dhe vëllai i motrave super-modele, filluan të takoheshin në qershor të viti 2019 dhe dyshja u kanë dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.
Duke folur për raportin e saj me Anwarin në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, ylli tha në fillim të këtij viti: “Unë jam shumë rehat në marrëdhënie, më shumë se çdo tjetër”.
Dua diskutoi gjithashtu se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani, duke pranuar se i pëlqente ritmi i qetë i jetës dhe gjithashtu përdori mundësinë për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.
Ajo tha: “Zgjohesha rreth orës 9:00-9:30, bëja dush, vishesha, haja pak mëngjes, nxirrja qenin në një shëtitje të gjatë, ndoshta bëja joga, bëja një drekë, rrija jashtë, shikoja një film, luaja me kafshët”.
Interpretuesja e hitit “New Rules” foli për Anwarin edhe në një numër të fundit të revistës “British Vogue”, duke thënë se ajo përpiqet të balancojë “të qenurit kaq e emocionuar dhe e dashuruar”, duke e mbajtur romancën e tyre private.
Dua i tha revistës: “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë në rregull, kjo është kënaqësi”.
Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni”.
“Është pak të jap dhe të marrësh, duke u përpjekur të gjesh ekuilibrin e duhur për të qenë kaq e emocionuar dhe e dashuruar, dhe dua ta ndaj këtë me njerëzit përreth meje, por në të njëjtën kohë nuk dua të tregoj shumë”, kishte thënë ajo. /Telegrafi/