Shakira dhe i dashuri i saj futbollist Gerard Pique po flitet se janë ndarë përfundimisht!
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren Shakira, gjë që nxit spekulimet për ndarjen e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Është diçka serioze dhe ka qenë Shakira ajo që e ka marrë këtë vendim”, tha një burim për faqen e internetit spanjolle Cotilleo.
Burimi shtoi se këngëtarja Shakira, e cila ka dy djem të rinj me futbollistin e saj spanjoll, dhe me të cilin është e martuar prej gjashtë vitesh, “nuk mund të përballonte më situatën”.
Kjo temë mbi ndarjen e çiftit ka qenë më e përfolura brenda këtyre ditëve në mediat spanjolle dhe ato kolumbiane.
Çifti u pa së fundmi së bashku në Argjentinë në qershor, në dasmën e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzos.
Shakira, 40 vjeçe, ka dy djem me futbollistin 30 vjeçar: Milanin që është katër vjeç dhe dyvjeçarin Sasha.
Ndarja e raportuar vjen në mes të problemeve profesionale për Gerardin, i cili u ballafaqua nga tifozët kur ai doli për ekipin kombëtar spanjoll të hënën.
Reagimi negativ erdhi pasi sportisti i lindur në Barcelonë shkroi mbështetjen e tij për pavarësinë katalanase, pas referendumit të diskutueshëm këtë javë.
Këngëtarja e hitit “Hips don’t lie” më parë vlerësonte te Pique faktin se ai ishte një prind i shkëlqyer, duke pretenduar se ai është ‘mbështetja më e madhe’ e saj kur është fjala për rritjen e fëmijëve të tyre.
Ajo tha: “Ai ka këmbët e tij në tokë dhe është shumë praktik në zgjidhjen e problemeve. Kur të theksoj se si të organizoj gjërat, ai më ndihmon të vendosë gjithçka në perspektivë”.
“Dhe ai është mbështetja ime më e madhe. Ne jemi të dy prindër shumë të dobishëm, kështu që kurrë nuk ndihemi sikur njëri mban të gjithë ngarkesën. Ai ndoshta i lejon fëmijët të kenë një çokollatë pak më shumë sesa do të doja”, kishte thënë këngëtarja.
Ndryshe, ata të dy nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/