Site icon Telegrafi

Ndahen grante për të vetëpunësuarit

Sipas njoftimit të organizatorëve, me këtë rast, 43 femra dhe meshkuj të papunësuar do fitojnë 3000 deri 6000 euro financim për të themeluar bizneset e tyre të reja.

Programi i vetëpunësimit ka filluar gjatë muajit prill të këtij viti, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së. Pas një procesi konkurrues, në këtë ceremoni, 43 plane të biznesit të paraqitura do të shpërblehen me asistencë financiare dhe mentorim të vazhdueshëm në mënyrë që të funksionalizohen bizneset e reja.

Projekti financohet dhe implementohet bashkërisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës

Ceremonia e ndarjes se granteve do të bëhet në hotel “Sirius”, me fillim në orën 10:00.

Exit mobile version