Telegrafi

Ndahen Fjorentina dhe Olsi, çifti i shumë përfolur i “Big Brother Albania 9” (Foto)

Spektakli “Big Brother Albania” solli këtë vit edicionin e nëntë të tij, të quajtur “Edicioni i dashurisë”.

Në këtë spektakël konkurruan vetëm çifte, nga ku në fund çifti fitues i shpallën Daniel dhe Fotini, të cilët edhe celebruan dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Damiano i "Big Brother" provon të bëhet këngëtar, publikon këngën e re 'Dashnia" (Video)

Ndërkohë, Fjorentina dhe Olsi ishin gjithashtu një çift tjetër shumë i përfolur brenda spektaklit.

Olsi dhe Fjorentina kanë qenë një çifti shumë i komentuar brenda spektaklit “Big Brtoher Albania”

Ky çift mesa duket i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Fjorentina përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën shkruhej: “Po, unë jam beqare”.

Lexo po ashtu Së shpejti një "Big Brother" me personazhe VIP në Shqipëri? (Foto)

“Për të gjithë ato që më kanë mërzit duke më pyetur, ja përgjigja, faleminderit që me ndiqni dhe më mbështesni” (sic.), ka shkruar ish-banorja në përshkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/