Spektakli “Big Brother Albania” solli këtë vit edicionin e nëntë të tij, të quajtur “Edicioni i dashurisë”.
Në këtë spektakël konkurruan vetëm çifte, nga ku në fund çifti fitues i shpallën Daniel dhe Fotini, të cilët edhe celebruan dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Fjorentina dhe Olsi ishin gjithashtu një çift tjetër shumë i përfolur brenda spektaklit.
Ky çift mesa duket i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Fjorentina përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën shkruhej: “Po, unë jam beqare”.
“Për të gjithë ato që më kanë mërzit duke më pyetur, ja përgjigja, faleminderit që me ndiqni dhe më mbështesni” (sic.), ka shkruar ish-banorja në përshkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/