Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të realizohet gjatë vitit 2021.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky projekt ka krijuar kosto shtesë buxhetore me prej 2 milionë euro.
“Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft-dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi dy milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”, tha Krasniqi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se nga 15 shtatori ka filluar punën në terren për pilot regjistrimin e popullsisë, ndërsa ky pilot projekt do të zgjasë deri më 14 tetor 2020. /Telegrafi/