Drake dhe Rihanna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi reperi ka nisur të frekuentohet me një vajzë tjetër, sipas E! Online.
Pavarësisht se 29 vjeçarit i shprehu dashurinë këngëtares, përmes një deklarate publike gjatë ceremonisë së MTV Music, çifti është ndarë – sërish.
Një burim tha për E! se dashuria e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të pasur një marrëdhënie ekskluzive.
“Rihanna dhe Drake po dalin me njerëz të tjerë për momentin. Ata nuk janë më ekskluzivë. Ata ende e duan njëri tjetrin, por kanë agjenda të zëna”.
Ndërkohë People raporton se dyshja nuk i ka dhënë fund romancës, por ka një lidhje të hapur.