Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot, së bashku me drejtoreshën e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim, Ajshe Selmani, bënë ndarjen e diplomave për mentorët dhe nxënësit të cilët kanë arritur rezultate më të mira në gara për zjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion , në kuadër të projektit “Lider i profesionit”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Projekti “Lider” tani më për herë të tretë ndan diploma për mentorët dhe nxënësit të cilët kanë arritur sukses në fushën e lëndëve profesionale dhe mësimin praktik.
Përzgjedhja e nxënësit më të mirë në profesion është bërë sipas suksesit të arritur pas realizimit të aktiviteteve të proejktit “Lider i profesionit”, përmes të cilit projekt tregohen, dëshmohen, vlerësohen edhe njohurit e ranguara, dituritë, shkathtësitë, aftësitë dhe vlerat (kompetencat) e nxënësve sipas lëndëve profesionale (nga viti i parë, dytë dhe viti i tretë) dhe mësimi praktik në kuadër të profesionit/drejtimit të caktuar arsimor nga arsimi teknik dhe arsimi profesional, sipas Rregullores për përzgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion nga vitet përfundimtare në arsimin profesional në Republikën e Maqedonisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkë me Qendrën për arsim profesional dhe trajnim vazhdojnë me aktivitete për promovimin e rëndësisë dhe nevojës për arsim profesional dhe trajnim. /Telegrafi/