Mbrëmë u përmbyll Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, që mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”. Çmimet janë si më poshtë:
Shfaqja më e mirë e Festivalit – shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit.
Drama më e mirë origjinale – Fadil Hysaj për dramën “Shkamat”
Regjia më e mirë e Festivalit – Blerta Rrustemi – Neziraj për shfaqjen. “a.y.l.a.n”.
Aktorja më e mirë e Festivalit – Sheqerie Buqaj, për rolin në shfaqjen “Shkamat”.
Aktori më i mirë i Festivalit – Xhevdet Doda, për rolin në shfaqjen “Shkamat’.
Çmimi Post Mortum iu nda aktorit dhe regjisorit Nuhi Matoshi.
Çmimi tjetër për vepër jetësore iu dedikua aktorit Muharrem Sylejmani.