Site icon Telegrafi

Ndahen çmimet “Nikolla Mlladenov” për gazetari hulumtuese në Maqedoni

Gazetarja e Nova TV, Mençe Atanasova Toçi është fituese e çmimit të parë “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë hulumtuese për vitin 2017, që sot e ndau Instituti për Media në Maqedoni.

Toçi ka shkruar një seri tekstesh për importin e ilaçeve, ku u zbuluar afera e falsifikimit të ilaçeve dhe keqpërdorimeve serioze të qeverisë së kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimin e dytë “Nikolla Mlladenov 2017” për storjen më të mirë hetuese e mori ekipi i gazetarëve të BIRN, për hulumtimin “Investimet e huaja në lupë” e publikuar në Prizma.

Çmimin e tretë e mori Petar Klinçarski për storjen “Mijëra përkthime” dhe Liridona Vejseli për kronikën “Ku është shtabi i xhihadistëve?”.

Komisioni këtë vit zgjedhjen e ka bërë mes 38 autorëve dhe gjithsej 60 storjeve të publikuara televizione, portale, gazeta ditore dhe javore./Telegrafi/

Exit mobile version