Në Los Angeles janë ndatë çmimet Emmy, ndërsa ndër fituesit ishte edhe seriali “Game of Thrones”.
Viola Davis është bërë aktorja e parë me ngjyrë që ka marrë titullin e aktores më të mirë për rolin e saj në krim-dramën “How to Get Away With Murder”.
Jon Hamm është shpallur aktori kryesor për portretizimin e Don Draper në serialin e popullarizuar “Mad Men”. Përmendim që ai ka qenë shtatë herë i nominuar në të kaluarën për këtë çmim.
Komedia politike “Veep” ka fituar në kategorinë e komedisë, derisa Julia Louis-Dreyfus për të katërtën herë është shpallur aktorja më e mirë në zhanrin komedi.
Kolegu i saj, Tony Hale, ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor në komedi.
Çmim ka fituar edhe prezantuesi televiziv, Jon Stewart, për emisionin e tij, The Daily Show. /Telegrafi/