Të pranishëm në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve në festivalin “Dea Open Air” ishin kineastë, aktorë e regjisorë nga Evropa dhe bota, personalitete të kulturës dhe biznesit, artistë të zhanreve të tjera të artit, diplomatë, përfaqësues të medias etj.
Çmimi qendror i Edicionit të VI-të të festivalit ndërkombëtar të filmit, “Dea Open Air”, për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë iu akordua filmit: “Zoti ekziston. E quajnë Petrunija” – Teona Mitevska – Maqedonia Veriore.
Çmimi DEA për Filmin Më të Mirë Dokumentar shkoi për filmin “Dritë” – Yllka Gjollesha/Suela – Bako Shqipëria.
Çmimi DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për filmin “Më fal” – Besim Ugzmajli – Kosovë.
Juria e Filmit të Shkurtër Eksperimental dhe Studentor, në këtë kategori pranoi këta filma:
Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar shkoi për filmin “Prosphenes” – Frank Ravel – Belgjikë.
Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Studentor për filmin “Nadja” – Abraham Joseph/Monty Majeed – Republika Çeke.
Çmimi Special i Medias në Konkurrimin e Filmit të Gjatë shkoi për filmin “Një tregim Prishtine” – Burbuqe Berisha – Kosovë.
Programi i filmit me metrazh të gjatë përfshiu filma nga Gjermania, Spanja, Kosova, Italia, Maqedonia dhe Rumania.
Këtë vit Çmimi i Publikut të Tiranës shkoi për filmin “Arbëria” – Francesca Olivieri – Itali.
DEA e Mirënjohjes për Kontribut të spikatur në fushën e kinemasë, iu akordua regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
DEA Homazh, në shenjë nderimi për veprën dhe pikëllimi për humbjen, shkoi për njërën prej penave më të njohura dhe më prodhimtare të letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj të dedikuar kinemasë në veçanti, Kiço Blushit.
Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival, aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. /Top Channel/