Telegrafi

Ndahen biletat mes Juvenusit dhe Real Madridit

Juventus dhe Real Madridi do të përballen në Cardiff me 3 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka marrë vendim që secilit klub tu ndahen nga 18 mijë bileta.

Në anën tjetër 5.500 janë shitur, kurse pjesa tjetër do të ndahet për sponsorë.

Kapacitet i stadiumit është 64 mijë ulëse, ndërsa pjesa tjetër do të shitet nga UEFA.  Çmimet e biletave do të jenë nga 449 euro që janë më të shtrenjtat, deri në 69 euro më e lira.

Cardiffi ka dy aeroporte dhe secila skuadër do të zgjedh se ku dëshiron të aterojë.

Çmimet për rezervimet e hoteleve janë në klub, ku ka rritje enorme të çmimeve. /Telegrafi/