Ben Affleck dhe e dashura e tij, Ana de Armas, raportohet se janë ndarë sipas Us Weekly.
“Ndarja ishte miqësore, por Ana ishte ajo që kërkoi ndarjen”, ka thënë një burim pranë Us. Ben dhe Ana kanë bërë një lëvizje në lidhje me jetën e tyre. Të dy nuk mund të zgjidhnin çështjet dhe kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre”.
Fituesi i ‘Oscar’, 48 vjeç, dhe aktorja, 32 vjeçe, xhiruan “Deep Water” së bashku përpara se të ndiznin thashetheme për romancë.
Dyshja filluan lidhjen në mars të vitit 2020 gjatë një udhëtimi për në Kubë. Të njëjtit më vonë u panë krah njëri-tjetrit edhe në Kosta Rikë.
Affleck dhe de Armas zyrtarizuan romancën e tyre në rrjete sociale në prill të vitit 2020, kur aktorja po festonte ditëlindjen e saj.
Us zbuloi në shtator të vitit te kaluar se çifti kanë ndërmarrë një hap tjetër serioz. “Ben dhe Ana në thelb jetojnë se bashku dhe janë shumë të lumtur”, vazhdoi një burim i afërt me dyshen.
Sidoqoftë, është komentuar një rikthim i tyre dhe këtë do e shohim në vazhdim. /Telegrafi/