Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 360,170 euro në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, për qëllim të financimit të aparaturave mjekësore për testim për Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe IKSHPK, bazuar në planin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se po vazhdohet me investime në institucionet shëndetësore për luftë kundër COVID-19.
Lexoni të plotë postimin:
“Po vazhdojmë me investime në institucione të shëndetësisë, për luftë kundër #Covid19.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë se Financave, ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej 360,170 euro në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, për qëllim të financimit të aparaturave mjekësore për testim për Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe IKSHPK, bazuar në planin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/