Site icon Telegrafi

NBA, Warriors thyejnë Jazz, vazhdon ecuria e Spurs

Golden State nuk e kishte të lehtë, por asgjë nuk duket e pamundur për Warriors, që fituan 103-96 në kohën shtesë përballë Utah Jazz.

Suksesi i 68-të i një sezoni legjendar. Në Salt Lake City, ishte Klay Thompson ai që shpëtoi të tijtë në sekondat e fundit të periodës së katërt, ndërsa në total lojtari më i mirë i ndeshjes realizoi 31 pikë.

Por, për të mbyllur sfidën mendoi Draymond Green, që u shndërrua edhe në basketbollistin e parë në historinë e NBA që regjistron 1,000 pikë, 500 topa të rikuperuar nën tabelë, 500 asist, 100 topa të rrëmbyer në një sezon të vetëm.

Por, nëse te Golden State vendoset një primat absolut, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për San Antonion.

Spurs fituan me rezultatin 100-92 përballë New Orleans Pelicans, duke regjistruar fitoren e 38 radhazi në shtëpi, ku nuk kanë pësuar asnjë disfatë.

Në këtë mënyrë, San Antonio thyen rekordin me 37 fitore radhazi të Chicago Bulls. Manu Ginobili, i aktivizuar nga stoli, e mbylli sfidën me 20 pikë, ndërsa Aldrige e Green realizuan nga 16 secili.

Sukses edhe për Toronto Raptors, që regjistruan fitoren e 50 sezonale përballë Atlanta Hawks, me rezultatin 105-97. Një sfidë ku spikatën DeRozan me 26 pikë të realizuara dhe Lowry që 19 pikëve u shtoi edhe 11 asist.

Por, nëse Raptors buzëqesh, Dallas vazhdon të shpresojë në një vend në fazën playoff. Fitorja me shifrat 91-89 përballë New York i lejoi Mavericks që të arrijnë Rockets në vendin e 8-të. Për Knicks nuk mjaftoi Carmelo Anthony me 31 pikë të realizuara, ndërsa në radhët e Dallas shkëlqeu Barea, që edhe pse i aktivizuar nga stoli realizoi 26 pikë.

Exit mobile version