Titulli thotë gjithçka: duke filluar që tani, navigimi “hap-pas-hapi” në orët inteligjente Wear OS mund të funksionojë edhe pa një telefon të lidhur me orën. Megjithatë, do t’ju duhet ende një lidhje interneti – pra ky nuk është navigim “offline”.
Kjo do të thotë se vetëm orët inteligjente Wear OS me mbështetje LTE, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo veçori praktikisht kudo në botë, për sa kohë që ka një sinjal rrjeti.
Nga ana tjetër, nëse ora juaj inteligjente Wear OS nuk mbështet lidhjen me rrjetin LTE, ju gjithsesi mund të përdorni navigimin hap pas hapi në Google Maps pa telefon, për sa kohë që ora është e lidhur me një rrjet Wi-Fi, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Mbetet për t’u parë se sa e përdorshme do të jetë kjo në ambient të hapur – në fund të fundit, rrjetet Wi-Fi nuk dihet se lëvizin shumë, ndërsa “navigimi” nënkupton shumë lëvizje.
Prapëseprapë, veçoria tani është në dispozicion, dhe ju mund të merrni navigimin “hap-pas-hapi” në Maps ndërsa telefoni tuaj mbetet në sfond.
Është e paqartë nëse navigimi offline do të arrijë ndonjëherë në një orë inteligjente, por ky është padyshim një hap i duhur në atë drejtim. /Telegrafi/