Portieri i Real Madridit, Keylor Navas këmbëngul se nuk do të largohet prej kampionit evropian dhe botëror.
Real ka njoftuar se ka arritur ta transferojë portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.
Ky i fundit pritet ta zëvendësojë portierin e gjertanishëm numër 1, Keylor Navasin.
? Bienvenido al @RealMadrid, @thibautcourtois!#WelcomeCourtois| #HalaMadrid pic.twitter.com/hHqzcomSQi
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 8, 2018
Por, portieri i Kosta Rikës deklaroi se nuk do të largohet prej klubit madrilen se do të luftojë për një vend në ekipin titullar te Los Blancos.
“Do ta them, me forcë, kam të njëjtën dëshirë, më mirë do vdes se sa të largohem prej këtu”, tha Keylor për Onda Cero.
Tashmë trajneri Julen Lopetegui ka në dispozicion katër portier, duke përfshirë Kiko Casillan dhe Andry Lunin.
Casilla pritet të shitet në ndonjë klub gjersa ukrainasi do të huazohet në skuadrat e interesuara për shërbimet e tija. /Telegrafi/