Telegrafi

Navas mendon për klubin e ri, Liga Premier opsion real

Sergio Ramos dhe Keylor Navas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në këtë sezon që po mbyllet, Real Madridi nuk i ka bërë mirë gjërat në fushën e blertë. Klubi Mbretëror ka mbetur pa asnjë trofe, si rrallëherë në vitet e fundit.

Priten shumë largime nga skuadra dhe një ndër ta është edhe Keylor Navas. Portieri në fjalë ka përfunduar në bankën rezervë, pas ardhjes së Thibaut Courtois, pavarësisht tri sezoneve të shkëlqyera që kishte regjistruar, me tri Liga të Kampionëve radhazi të fituar.

Rikthimi i Zinedine Zidane si trajner pritej ta ndryshonte situatën e kostarikanit. Në fakt, dukej se Navas do të ishte portieri titullar, por jo, pas mungesës në gjashtë ndeshje të njëpasnjëshme, gjërat duken të qarta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keylor Navas

Courtois ka besimin e klubit dhe Zidane, ndaj Navas ka vetëm një zgjidhje, largimin – transmeton KP.

Një mundësi e mirë duket Manchester Unitedi. Pasi që klubi nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve shumë yje mund të largohen. Midis tyre, përveç Paul Pogbas, edhe portieri David De Gea mendon të largohet.

Të gjithë këta lojtarë do t’i shihnin pagat e tyre të reduktuara, sepse nuk i përmbushin objektivat e klubit. Kështu, Keylor Navas mund të ishte portieri i Djajve të Kuq për sezonin e ardhshëm, në vend të spanjollit.