Site icon Telegrafi

Navas kërkon të largohet, destinacion e ka PSG-në

Koha është kthyer kundër Keylor Navasit, i cili është i pakënaqur me rolin si portier i dytë te Real Madridi.

Gardiani kostarikas i ka kërkuar klubit madrilen që ta lirojnë dhe të gjejë një angazhim të ri pasi nuk dëshiron të qëndrojë në bankën rezervë.

Trajneri Zinedine Zidane ka qenë i qartë në shpjegimin se pse Thibaut Courtois do të jetë zgjedhja e parë në portë këtë sezon.

Klubi tashmë e di se ai dëshiron të largohet dhe ata tashmë po kërkojnë një zëvendësim të mundshëm në rast se lojtari largohet deri më 2 shtator.

Keylor dukej së është afërt kalimit te skuadra e Paris Saint-Germainit, por ajo lëvizje varet me fatin e Neymarit, i cili dëshiron të largohet nga madrilenët.

Ndryshe, Navas me Los Blancos ka fituar katër Liga të Kampionëve si dhe njëherë La Ligan. /Telegrafi/

Exit mobile version