Keylor Navas thuhet se është gati të largohet nga Real Madridi për një klub të Ligës Premier.
Sipas gazetës spanjolle AS, Navas është ‘i mërzitur’ me lënien si rezervë të Thibaut Courtois në portën e Los Blancos.
Kështu, portierit nga Kosta Rika thuhet se i intereson shumë Liga Premier si destinacionin e tij të ardhshëm në karrierës.
Gazeta shpjegon gjithashtu se kampi i Navasit ka qenë në punë tash e disa javë për një lëvizje në Angli.
31-vjeçari ishte i vendosur të bashkohet me Manchester Unitedin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës 2015 dhe David de Gea të shkonte në rrugë e kundërt, por dokumentet nuk kaluan me kohë dhe transferimi dështoi.
Navas ishte numri 1 i portës së Realit në secilën prej tre sezoneve të Zinedine Zidane në krye, duke fituar tri Liga të Kampionëve, por ardhja e Courtois e ka parë atë të humbasë vendin e titullarit.
Për më tepër, gazeta AS pretendon se Los Blancos kanë shpresa të mëdha për portierin e ri, Andriy Lunin, kur ai të kthehet nga huazimi i tij te Leganes.
Ndërkohë, gjigantët e Realit thuhet se po i kuptojnë frustrimet e Navasit dhe do ta linin atë të lirë në fund të sezonit, por me një ofertë bindëse mund të largohet edhe në janar. /Telegrafi/