Keylor Navas i ka mohuar barazimin e rezultatit Sevillas pasi ka mbrojtur penaltinë e Kevin Gameiros.
Navas ka mbrojtur tre nga katër penaltitë e fundit që janë akorduar kundër Real Madridit në La Liga.
Me këtë rast portieri nga Kosta Rika ka barazuar Marco Sportiellon e Atalantas, duke u bërë portierët e vetëm që kanë mbrojtur nga tre penalti këtë sezon në top pesë ligat e mëdha evropiane.
Los Blancos në këtë takim kanë kaluar në epërsi me golin e Karim Benzemas. /Telegrafi/
Keylor Navas mbron njëmbëdhjetëmetërshin e Sevillas.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016