Shkallët e rritjes ekonomike në Maqedoni nuk janë në nivel të kënaqshëm, vlerësoi zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov në debatin e mbrëmshëm në TV Nova, ku së bashku me ministrin e Financave, Kiril Minovski u debatua për gjendjet në ekonominë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përveç në vitin 2007 dhe 2008, të gjitha shkallët e deritanishme të rritjes janë në nivel të pakënaqshëm, shkalla mesatare e rritjes është 3%. Në kohën e LSDM-së shkalla ishte 3,7. Pohoj se cila do rritje nën 5 apo 6 për qind për Maqedoninë është mossuskes”, tha Naumov.
Ai u angazhua edhe për mbështetje më të madhe të kompanive të atjeshme, me qëllim që të mbeten më konkurrente në treg në raport me kompanitë e huaja. /Telegrafi/