Telegrafi

NATO: Vendimi i Ivanovit, hap në drejtimin e duhur

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur vendimin e presidentit Ivanov për ndarje të mandatit për formimin e qeverisë së re. Vendimin e Ivanovit ai e vlerëson si një hap në drejtimin e duhur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përshëndes vendimin e presidentit Ivanov të mandatojë Zaevin për formimin e qeverisë së re. Ky është një hap në drejtimin e duhur dhe gjëja e duhur. Inkurajoj për formimin e qeverisë së re, të votohet në kohë në Parlament dhe qëndrim konstruktiv nga gjitha partitë. Është e rëndësishme që vendi të fillojë të fokusohet në reformat dhe nevojat urgjente. Apeloj tek të gjithë të vazhdojnë me përkushtim të avancojnë aspiratat euro-atlantike të vendit”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg./Telegrafi/