Site icon Telegrafi

NATO vazhdon të mos e njeh Kosovën, i referohet presidentes Osmani vetëm me emër

Ka filluar takimi mes shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpo në faqen zyrtare të NATO-s, Osmanit i referohen vetëm me emër. 

Në faqen zyrtare të NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani.

Lexo po ashtu Osmani nesër takohet me Stoltenberg në selinë e NATO-s, para udhëtimit në Bruksel ajo takoi komandantin e FSK-së

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që NATO nuk përmend pozitën e institucionit për presidentët apo kryeministrat e deritashëm të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version