Aleanca Veri-atlantike shpreson se do të përshëndesë Malin e Zi si anëtare të saj të re në takimin e NATO-s më 25 maj, tha të mërkurën zëvendës sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Rose Gottemoeller.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u ka shkruar liderëve të Senatit amerikan, duke iu bërë thirrje që të ratifikojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO me arsyetimin se kjo është në interesin se SHBA-ve, transmeton Reuters, duek iu referuar letrës së Tillerson të datës 7 mars.