Site icon Telegrafi

NATO pranon të forcojë mbrojtjen në lindje, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë

Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel, përcjell Telegrafi.

Shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha më herët se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Lexo po ashtu Britania e Madhe vendos 65 sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë – përfshihen 6 banka dhe mbesa e Sergei Lavrovit

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, duke iu drejtuar një konference shtypi në prag të një samiti të jashtëzakonshëm të NATO-s për të diskutuar konfliktin e vazhdueshëm Rusi-Ukrainë, kishte thënë se ai priste që aleatët të bien dakord për të forcuar pozicionin e NATO-s “në tokë, në ajër dhe në det”.

“Hapi i parë është vendosja e katër grupeve të reja beteje të NATO-s. Në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Së bashku me forcat tona ekzistuese në vendet baltike dhe Poloni, kjo do të thotë se ne do të kemi tetë grupe beteje shumëkombëshe të NATO-s në të gjithë krahun lindor. Nga Baltiku në Detin e Zi”, citohet të ketë thënë ai.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpjegoi se si kishte qindra mijëra trupa aleate në gatishmëri të shtuar në të gjithë aleancën, duke përfshirë 100,000 trupa amerikane në Evropë dhe 40,000 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, kryesisht në pjesën lindore të aleancës.

“Ne përballemi me një realitet të ri për sigurinë tonë. Kështu që ne duhet të riorganizojmë parandalimin dhe mbrojtjen tonë për një afat më të gjatë”, theksoi ai, duke shtuar se “ka një ndjenjë të re urgjence. Sepse ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë”. /Telegrafi/

Exit mobile version