Organizata Veri Atlantike (NATO) ka mirëpritur largimin e barrikadave dhe uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se thotë se pret nga Kosova dhe Serbia që t’u përmbahen angazhimeve të tyre.
Tutje tha se KFOR po monitoron situatën për së afërmi dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’i përmbahen angazhimeve të tyre. KFOR-i po monitoron situatën për së afërmi dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e saj të Kombeve të Bashkuar për të ruajtur lirinë e lëvizjes”, tha Lungescu.
Largimin e barrikadave dhe uljen e tensioneve e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian.
Ndryshe, për gati tri javë, grupe serbësh mbajtën të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Largimi i bllokadave nisi pas një takimi që mbajti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me disa përfaqësues të serbëve të Kosovës./Telegrafi/
#NATO welcomes efforts to de-escalate tensions in northern #Kosovo. We expect all parties to stick to their commitments. @NATO_KFOR is closely monitoring & stands ready to intervene if necessary, in line with its #UN mandate to maintain freedom of movement. pic.twitter.com/ujvhWpXIl8
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 29, 2022