Site icon Telegrafi

NATO ia hap dyert Malit të Zi

Mali i Zi, një shtet i vogël në juglindje të Evropës, nga sot do të ketë ulësen e tij në takimet formale dhe joformale të NATO-s.

Nga fillimi i qershorit, ndërkaq, do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, do t’iu bashkohet për herë të parë aleatëve në takimin e sotëm në Bruksel, transmeton Rel.

“Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, tha Stoltenberg.

Exit mobile version