Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar veprimet e Rusisë – për njohjen shtet të dy rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës – pra Donteskun dhe Luhanskun, duke theksuar se kjo lëvizje “vetëm sa minon” më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkruan CNN.
“Dënoj vendimin e Rusisë për të njohur si shtete Donetskun dhe Luhanskun në Ukrainë. Kjo vetëm sa minon më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës – dhe shkatërron përpjekjet e rezolutës së Minksut e cila është shkelur nga ana e Rusisë”, thuhet në kumtesën e të parit të NATO-s, transmeton Telegrafi.
Stoltenberg fajëson Rusinë për nxitje të konfliktit në lindje të Ukrainës që përkrah financiarisht dhe ushtarakisht separatistët”, duke shtuar se Moska gjithashtu “po tenton të gjej pretekst për pushtimin e Ukrainës”.
I condemn #Russia recognition of Donetsk/Luhansk in #Ukraine. It erodes efforts to resolve the conflict & violates Minsk agreements. #NATO supports Ukraine sovereignty & territorial integrity. We urge Moscow to stop fuelling conflict & choose diplomacy. https://t.co/H4yczPG8XM
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 21, 2022
“Në vitin 2015, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara – përfshirë Rusinë, kishin ritheksuar se do të respektohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës. Donetsku dhe Luhansku janë pjesë e Ukrainës”, tha ndër tjera Stoltenberg.
Kreu i Aleancës shprehu mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve ekzistues që tashmë ndërkombëtarisht janë të njohur. /Telegrafi/