Telegrafi

NATO certifikon batalionin e Ushtrisë Shqiptare, Rama: Strukturë operacionale e standardeve më të larta të Aleancës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sot lajmin se Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore të Shqipërisë ka marrë me sukses certifikimin nga NATO.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se grupi i vlerësimit i NATO-s ka ndjekur nga afër stërvitjen e Forcave të Armatosura “Biza ‘22”.

“Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/