Telegrafi

Nathan Ake, synimi serioz i Milanit

Milan vijon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi lëndimi i Simon Kjaer ka prishur planet e Stefano Piolit, që nuk dëshiron të mbyllë pjesën e mbetur të sezonit [pa një alternativë të vlefshme në atë repart.

Emri i fundit që ka dalë në skenë, është ai i holandezit të Manchester Cityt, Nathan Ake, i cili nuk preferohet shumë nga Pep Guardiola dhe do të pëlqente një transferim në Serinë A, ku ka më shumë gjasa të marrë minuta deri në fund të sezonit.

Kuqezinjtë janë ofruar ta marrin në huazim deri në fund të sezonit, gjë që nuk bind aspak anglezët, të cilët paguan më shumë se 45 milionë euro për ta blerë verën e kaluar dhe do të hiqnin dorë prej tij vetëm duke e shitur përfundimisht.

Megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë Pep Guardiola, që fillimisht do të duhet të vlerësojë gjendjen e organikës në dispozicion dhe më pas të vendosë nëse mund ta lejojë holandezin të largohen në huazim.

Milani e di se duhet ta bindë lojtarin që të kalojë në San Siro, pasi Citizens janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët me të dhe do të jetë një operacion jo edhe aq e vështirë.

Madje, skuadra italiane mund të sigurojë shërbimet e lojtarin për një shumë rreth 20 milionë euro në verën e këtij viti, nëse kalon në radhët e tyre në këtë afat dhe bind me cilësitë. /Telegrafi/