Telegrafi

Natën vonë – lopët e arratisura i bëjnë një vizitë një lagjeje në Gjeorgjia

Kamera e një shtëpie në Gjeorgjia regjistroi momentin e një tufe lopësh që ishte prezente në lagje – kjo pasi ato ishin arratisur nga një fermë qumështore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, banorja e Warner Robins, e identifikuar vetëm si Alisha, tha se ajo u zgjua rreth orës 3 të mëngjesit kur telefoni i saj e lajmëroi se kamera e saj në zile kishte zbuluar aktivitet përpara shtëpisë së saj.

Alisha tha se ishte tronditur kur pa se kamera po regjistronte një tufë lopësh që po endeshin në lëndinën e saj.

“Lopët shkatërruan plotësisht peizazhin tim të ri dhe hëngrën shkurret e mia. Ka vrima të thella nga lopët që ecën në bar”, ka thënë ajo.

Ajo tha se njëra prej lopëve ishte veçanërisht e magjepsur nga kamera. /Telegrafi/