Nënshkrimi i Barcelona prej 120 milionë eurosh i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid do të zbrazte katastrofën e klubit, shtoja kësaj edhe faktin që francezi nuk arriti të japë rezultatet e pritura në fushë.
Drejtori i përgjithshëm i klubit katalanas, Ferran Reverter, ka zbuluar informacione të tjera shqetësuese mbi aspektet financiare të marrëveshjes, të kryera nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu.
“Ne kemi ndjenjën se kur lojtarët u blen, ata [ish -bordi] nuk e dinin nëse mund t’i blinin”.
❗| According to Ferran Reverter [CEO of FC Barcelona], the previous board took a loan of €85M, when they realised that there was no money to sign Antoine Griezmann.
— Managing Barça (@ManagingBarca) October 6, 2021
“Ky ishte rasti në lidhje me Griezmann pasi, natën që ata nënshkruan me të, kuptuan se nuk kishte para për të paguar [për të]”.
“Ata ishin në kërkim të një huaje prej 85 milionë eurosh për të mbuluar atë blerje”, ka thënë Reverter.
Reverter ka lënë të nënkuptohet se ish -presidenca improvizoi, madje edhe në transaksione të mëdha.
🎙 Reverter: "This board has a credible plan that will make Barça the best club in the world"https://t.co/0yMEml2UnR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 6, 2021
Reverter gjithashtu shtoi se Barcelona, në fakt, duhej të paguante më shumë për Philippe Coutinho sesa në të vërtetë u prezantua.
“Nënshkrimi i [Philippe] Coutinho kishte një kosto financiare shtesë prej 16.6 milion [euro]”, deklaroi ai. /Telegrafi/