Telegrafi

Nate Diaz rikthehet pas tri viteve dhe mposht ish-kampionin Anthony Pettis në UFC 241

Nate Diaz është rikthyer në UFC pas tri viteve mungesë.

Amerikani ka arritur ta mposht ish-kampionin Anthony Pettis në ngjarjen UFC 241 me vendim të gjyqtarëve në Kaliforni.

Diaz mori më shumë vota nga të tre gjyqtarët 30-27, 30-27 dhe 29-28 duke e mposhtur Pettis.

Ishte një duel tejet interesant ku Diaz në fund fitoi me plot meritë përballë kundërshtarit të tij.

34-vjeçari kishte pauzuar që tri vite, që nga humbja nga McGregor.

Lexo po ashtu Miocic është kampioni i ri i botës në UFC, mposht me nokaut ikonën Cormier

Edhe pse kishte pauzuar që një kohë të gjatë, amerikani tregoi formë të lartë në këtë duel duke kënaqur spektatorët. /Telegrafi/