Site icon Telegrafi

Natalie Portman shfaqet elegante në çmimet e Topit të Artë në Paris

Natalie Portman tërhoqi vëmendjen me një fustan kadifeje në ngjyrë marinë gjatë ceremonisë së çmimeve të Topit të Artë 2024 në Paris.

Aktorja 43-vjeçare, fituese e çmimit ‘Oscar’, dukej e mrekullueshme me dekolte të guximshme dhe mëngë të shkurta.

Ajo ishte e pranishme në këtë ngjarje së bashku me yje të futbollit si Mats Hummels dhe të dashurën e tij, Nicola Cavanis, shkruan DailyMail.

Po ashtu, Alejandro Garnacho u shfaq me të dashurën e tij, Eva Garcia, e cila kishte veshur një fustan të bukur.

Natalie e theksoi belin e saj me një rrip lulesh dhe pozoi me stil në tapetin e kuq.

Ajo kombinoi fustanin me taka të larta dhe aksesorë argjendi, duke i dhënë pamjes së saj një prekje magjepsëse.

Grimi i saj plotësoi perfekt ansamblin e mbrëmjes. /Telegrafi/

Exit mobile version