Telegrafi

Nata e sulmuesve në Grupin G, rivalitet i Ligës Premier edhe në Kampionatin Botëror

Romelu Lukaku dhe Harry Kane kanë shkëlqyer ne fanellat e Belgjikës dhe Anglisë në ndeshjet debutuese në Grupin G.

Belgjika pasdite arriti të shënojë fitore ndaj Panamasë me rezultat të pastër 3-0.

Shkëlqimi ka ardhur nga sulmues i Manchester United, Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku (Getty Images)

Sulmuesi i Belgjikës ka arritur të shënojë dy herë, ndërsa një gol e ka shënuar Dries Mertens.

Lukaku është zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Natë të bukur dhe të paharruar kishte edhe sulmuesi i Tottenahm, Harry Kane.

Sulmuesi kryesor i Anglisë u tregua ‘vrasës’ para portës, duke shënuar dy herë kundër Tunizisë.

Harry Kane (Getty Images)

Edhe Kane u zgjidh lojtar i ndeshjes.

Sulmuesit e Ligës Premier sot ishin në formë duke i zgjedhur ndeshjet për kombëtaret e tyre.

Më tri gola prinë Ronaldo i Portugalisë, ndërsa me nga dy janë edhe Cheryshev dhe Costa. /Telegrafi/