Telegrafi

“Nata e qejfit në Prizren” vjen e interpretuar nga këngëtarët më në zë prizrenas

Foto: Hekuran Krasniqi/YouTube

Prizreni njihet si një nga qytetet, i cili i ka kontribuuar shumë artit me nxjerrjen emrave të suksesshëm në skenën e teatrit dhe muzikës.

E për t’i kënduar për qejf qytetit të tyre të lindjes, së fundmi janë bashkuar një numër i madh i këngëtarëve prizrenas.

Fjala është për: Hekuran Krasniqin, Besnik Nurkollarin, Neki Emrën, Togla Kazaz, Dardan Gjinollin, Egzon Pirecin, Denik Prizrenin dhe Besmir Shishkon.

Foto: Hekuran Krasniqi/YouTube

Ata kanë sjellë së fundmi një këngë të re me titull “Nata e qejfit në Prizren”, e cila flet për kënaqësitë që mund t’i ofrojë mbrëmja në këtë qytet.

Muzika është realizuar nga Hekuran Krasniqi, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur: Ismet Behxheti dhe Hekuran Krasniqi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në qendër të qytetit në Prizren. /Telegrafi/